Allegri as e mendon dorëheqjen, ja si përgjigjet pas 'shuplakës' në Izrael

Allegri as e mendon dorëheqjen, ja si përgjigjet pas 'shuplakës' në Izrael

22:45, 11/10/2022

Massimiliano Allegri aq që ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i trajnerit edhe pas humbjes në Izrael, ndaj Maccabi Haifas, që ka lënë një shije shumë të keqe te tifozët bardhezi.

Mjafton të heshtim, ishte një provë jo në nivelin e duhur, sidomos nga pikëpamja e karakterit. Le të shkojmë në shtëpi, duhet të punojmë edhe më shumë dhe të heshtim. Nesër do të qëndrojmë në grumbullim, në Continassa, deri në derbi. Është një vendim që është marrë për klubin, tifozët dhe veten tonë. Nuk është çështje shoku, por kompaktësie, ne duhet të kthehemi në të qenët një ekip”.

A ka menduar Allegri se ka ardhur momenti për të dhënë dorëheqjen?

“Jo, absolutisht. Kur një sfidë bëhet më e vështirë është edhe më e bukur. Duhet të dalim nga situata me guxim, dëshirë dhe pasion”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco