VIDEO/ U dëmtua duke gjuajtur penalltinë, Dybala mbyll vitin me Romën

VIDEO/ U dëmtua duke gjuajtur penalltinë, Dybala mbyll vitin me Romën

10:04, 10/10/2022

Paulo Dybala dëmtohet dhe rrezikon të mbyllë para kohe vitin. Ylli argjentinas i Romës ekzekutoi penalltinë që solli golin e fitores ndaj Romës, por pikërisht gjatë goditjes së topit u dëmtua dhe nuk arriti të festojë.

Menjëherë pas golit Dybala u zëvendësua, ndërsa Mourinho u shfaq pesimist mbi kohën e rikuperimit, duke lënë të kuptohet se ndoshta futbollisti do të rikthehet vetëm në 2023-shin.

“Dybala është keq, për të mos thënë shumë keq. Unë nuk jam mjek, por me aq sa fola me Paulon, dyshoj se nuk do ta kemi më për këtë vit”, tha Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco