EPISODI/ Te Kombëtarja çdo sekond me mendjen te ndeshja, Reja dhe Hysaj 'thurin' strategjinë gjatë intervistës

EPISODI/ Te Kombëtarja çdo sekond me mendjen te ndeshja, Reja dhe Hysaj 'thurin' strategjinë gjatë intervistës

12:14, 24/09/2022

Shqipëria do të zhvillojë mbrëmjen e sotme sfidën e parë të muajit shtator ndaj Izraelit në transfertë, në ora 20:45. Pas 5 ditësh grumbullim në Shqipëri, kuqezinjtë mbërritën ditën e djeshme në Tel Aviv, qytet ku do të luhet edhe kjo sfidë e rëndësishme për kuqezinjtë.

Në Kombëtare kjo ndeshje është marrë aq seriozisht saqë “çdo sekond” po shfrytëzohet për përgatitjet anti-Izrael. Gjatë konferencës për shtyp, një episod interesant ndodh midis Rejas dhe kapitenit Elseid Hysaj.

Teksa Reja dhe Hysaj ishin ulur në tavolinë e po prisnin përkthyesit, mikrofonat ishin ende të hapur dhe kapën një bashkë-bisedim interesant mes tyre. Lojtari i Lazios i drejtohet fillimisht trajnerit duke iu “ankuar” për rrëmujën e zakonshme të përkthyesve dhe më pas zhvendos fokusin te ndeshja.

“Unë mendoj të rrimë gjithmonë mbrapa 4+1 lojtarë dhe ata të bëjnë çfarë të duan”- i shprehet Hysaj teknikut italian duke i sugjeruar opinionin e tij për strategjinë ndaj Izraelit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco