Liga e Kombeve/ Italia mposht Anglinë dhe e zbret në Ligën B, Hungaria befason Gjermaninë

Liga e Kombeve/ Italia mposht Anglinë dhe e zbret në Ligën B, Hungaria befason Gjermaninë

22:44, 23/09/2022

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së dytë në Ligën e  Kombeve.

Italia arriti të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Anglisë në “San Siro”. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytë azurrët arritën të tundin rrjetën.

Ishte Raspadori ai i cili realizoi një supergol për italianët në minutën e 68’. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim rezultati, teksa falë kësaj fitoreje italianët arritën të ngjiteshin në vendin e dytë, duke lënë pas Gjermaninë që u mposht me rezultatin 0-1 nga Hungaria dhe që kryeson grupin.

Hungarezët dhe italianët do të ndeshen javën e ardhshme në sfidën direkte për vendin e parë në grup, ndërsa Angli-Gjermani luhet për statistikë, pasi tashmë anglezët kanë rënë në Ligën B.

Image

Ndërkohë, në Ligën A në edicionin e ardhshëm do të ngjitet Bosnjë Hercegovina e cila mundi Malin e Zi dhe siguroi vendin e parë, ashtu si edhe pjesëmarrjen në play-off të Euro 2024.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco