VIDEO/ Ngjarje e paprecedentë, një tifoz i vë flakën vetes në turneun e tenisit në nder të Federer

VIDEO/ Ngjarje e paprecedentë, një tifoz i vë flakën vetes në turneun e tenisit në nder të Federer

18:25, 23/09/2022

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në “Laver Cup” në Londër, kur një tifoz vrapoi në fushë dhe i vuri flakën vetes para tenistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave - Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Gjokovic.

Në duelin mes mes Stefan Tsitspias dhe Diego Schwartzman, një burrë i panjohur ka zbritur nga tribuna, është ulur dhe ka ndezur zjarrin, ndaj ndeshja është ndërprerë për disa minuta.

Me atë rast i ka vënë flakën edhe vetes, por fatmirësisht forcat e sigurisë kanë reaguar shpejt dhe gjithçka ka kaluar pa pasoja të rënda, ndërsa Federer, Nadal dhe Gjokovic kanë ndjekur gjithçka nga ana.

Bluza e tij shkruhej “stop UK private flights”, që është mesazhi i një grupi të caktuar njerëzish që luftojnë kundër ndotjes së mjedisit.

Meqë ra fjala, tenisti zviceran dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, Roger Federer, sot në “Laver Cup” në Londër do të luajë ndeshjen e fundit të karrierës së tij dhe do ta mbyllë karrierën madhështore duke luajtur krah rivalit më të madh, Rafael Nadal.

Sot në orën 21:30, Federer dhe Nadal do të luajnë një ndeshje kundër amerikanëve Jack Sock dhe Frances Tiafoe, dhe kjo ndeshje do të jetë gjithashtu e fundit në karrierën e madhe të tenistit zviceran, i cili do ta mbyllë me tenisin në moshën 41-vjeçare.

Sipas njoftimeve të para, ndeshja e lamtumirës së Federerit duhet të fillojë në orën 21:30, ndërsa transmetimin direkt e ka siguruar Eurosport.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco