Sezoni i ri për lojtarët e Kombëtares shqiptare, ja cili është aktivizuar më pak me skuadrën

Sezoni i ri për lojtarët e Kombëtares shqiptare, ja cili është aktivizuar më pak me skuadrën

12:00, 17/09/2022

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja publikoi ditën e djeshme listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, respektivisht ndaj Izraelit më 24 shtator dhe Islandës me 27 shtator.

Mungesa e Marash Kumbullës dhe e Berat Gjimshitit, ka sjellë probleme të mëdha në mbrojtje, duke ia bërë edhe më të vështirë trajnerit Reja përgatitjen e këtyre dy sfidave mjaft të rëndësishme.

Mirëpo ka edhe nga ata lojtarë, të cilët janë thirrur nga tekniku italian, por nuk është se janë aktivizuar shumë me skuadrat e tyre respektive në kampionatet ku luajnë.

Më keq se të gjithë është Elseid Hysaj me vetëm 45 minuta te Lacio, duke përjashtuar këtu portierët Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

 

Thomas Strakosha 0 minuta

 

Etrit Berisha 0 minuta

 

Elhan Kastrati 450 minuta, 5 ndeshje

 

Elseid Hysaj 45 minuta, 4 ndeshje

 

Arlind Ajeti 270 minuta, 3 ndeshje

 

Adrian Bajrami 496 minuta, 6 ndeshje

 

Ardian Ismajli 540 minuta, 6 ndeshje

 

Albi Doka 265 minuta, 4 ndeshje

 

Ermir Lenjani 516 minuta, 6 ndeshje

 

Enea Mihaj 360 minuta, 4 ndeshje

 

Frederik Veseli 270 minuta, 3 ndeshje

 

Ivan Balliu 450 minuta, 5 ndeshje

 

 

Keidi Bare 49 minuta, 3 ndeshje

 

Kristjan Asllani 23 minuta, 2 ndeshje

 

Klaus Gjasula 592 minuta, 7 ndeshje

 

Amir Abrashi 354 minuta, 5 ndeshje

 

Ylber Ramadani 540 minuta, 6 ndeshje

 

Nedim Bajrami 294 minuta, 6 ndeshje

 

Qazim Laci 205 minuta, 7 ndeshje

 

Endri Cekici 300 minuta, 5 ndeshje

 

Myrto Uzuni 412 minuta, 5 ndeshje, 4 gola

 

Taulant Seferi 289 minuta, 4 ndeshje, 0 gola

 

Armando Broja 69 minuta, 4 ndeshje, 0 gola

 

Sokol Cikalleshi 270 minuta, 3 ndeshje, 0 gola

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco