Rekordi i radhës në Europë, Jose Mourinho barazon legjendën Ferguson

Rekordi i radhës në Europë, Jose Mourinho barazon legjendën Ferguson

15:56, 16/09/2022

Jose Mourinho vijon të vendosë rekorde në karrierën e tij si trajner. Roma fitoi 3-0 ndaj finlandezëve të Helsinkit në Europa League dhe ky ishte suksesi i 106 i “Special One” në kompeticionet europiane, duke barazuar një legjendë si Sir Alex Ferguson.

Në vend të tretë renditet Carlo Ancelotti, i cili mund të përmirësojë rekordin e tij, pasi Reali i Madridit po kalon një forme të shkëlqyer sportive dhe do të sigurojë fitore të tjera në Champions League.

Këto janë statistika të vendosur prej vitit 1992 kur Liga e Kampionëve u shndërrua në Champions League. Mourinho fitoi Conference League sezonin e kaluar me Romën, duke u bërë trajneri i pari që triumfon në Champions, Europa League dhe Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco