Barcelona ‘shkatërron’ Sevillan dhe merr vendin e dytë në La Liga

Barcelona ‘shkatërron’ Sevillan dhe merr vendin e dytë në La Liga

09:25, 04/09/2022

Barcelona mundi me rezultatin e thellë 3-0 Sevillan në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan në kuadër të javës së katërt të La Ligës, duke arritur kështu triumfin e tretë radhazi në sezonin e ri.

Skuadra katalanase ishte shumë e rrezikshme në pjesën e parë, teksa kaloi në avantazh në minutën e 21-të, kur Raphinha me golin e tij heshti 40.000 tifozët vendas.

Nëntë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Lewandowski dyfishoi epërsinë pasi përfitoi nga asistimi i Koundes.


Mbrojtësi francez nuk u ndal me kaq, por tashmë në minutën e pestë të pjesës së dytë, ai regjistroi një tjetër asistim, këtë herë për Garcia, i cili i jep Barcelonës epërsinë 3-0. Të dyja skuadrat mund të kishin shënuar gola të tjerë deri në fund të ndeshjes, veçanërisht Barcelona, por nuk pati ndryshim në rezultat.

Me këtë fitore, Barcelona kaloi Betisin dhe është në vendin e dytë në La Liga, dy pikë prapa liderit Real, ndërsa Sevilla zbriti në vendin e 17-të. Në javën e ardhshme Barcelona do të ndeshet me Cadizin, ndërsa Sevilla do të luaj ndaj Espanyolit të Keidi Bares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco