Dëmtohet Elseid Hysaj, në dyshim grumbullimi me Kombëtaren për Ligën e Kombeve

Dëmtohet Elseid Hysaj, në dyshim grumbullimi me Kombëtaren për Ligën e Kombeve

18:25, 31/08/2022

Një valë e pazakontë dëmtimesh ka përfshirë kombëtaren shqiptare pak javë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës.

Trajneri Edi Reja do të duhet të bëjë shumë lëvizje për shkak të mungesave të sigurta për dëmtime apo formës jo të mirë si pasojë e tyre, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Sot ka ardhur konfirmimi edhe për një shqetësim më shumë për trajnerin, pasi është dëmtuar gjatë stërvitjes së fundit edhe mbrojtësi Elseid Hysaj.

Futbollisti i cili është titullar i padiskutueshëm në radhët e kuqezinjve, nuk ka udhëtuar me ekipin e Lazios për ndeshjen me Sampdorian.

Mediat italiane shpjegojnë se ai ka pësuar një traumë në toraks dhe do t’u nënshtrohet vizitave më specifike për të parë shkallën e dëmtimit.

Në klub shpresojnë që të mos jetë një dëmtim afatgjatë, e aq më shumë trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, i cili do të duhet të ribëjë skuadrën thuajse nga e para për këto sfida.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco