VIDEO/ Skuadra e sapongjitur në Premier League shtang Liverpoolin, shtylla ndal Luis Diaz

VIDEO/ Skuadra e sapongjitur në Premier League shtang Liverpoolin, shtylla ndal Luis Diaz

14:27, 06/08/2022

Fulham u rikthye në Premier League dhe sot po luan takimin e parë të sezonit 2022/2023 përballë Liverpoolit të Jurgen Klopp.

Minuta e 32’ ka sjellë edhe avantazhin e ekipit londinez. Aksion i bukur i vendasve, krosim i Tete dhe finalizim me kokë i Alesandar Mitrovic.

 

 

Sulmuesi serb fitoi duelin ajror me Trent-Alexander Arnold dhe mposhti portierin Alisson, duke ndezur festën e tifozëve në “Craven Cottage”.

Tani pritet reagimi i “The Reds”. Djemtë e Jurgen Klopp kanë treguar fare pak nga kualiteti i tyre në gjysmëorëshin e parë të takimit.

Luiz Diaz iu afrua shumë golit të barazimit në minutën e 39′, por gjuajtja potente e sulmuesit kolumbian u ndal në shtyllë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco