Zyrtare/ Shkëmbim zjarri mes ushtrisë izraelite dhe Gazës, anulohet miqësorja e 'luksit' në Tel Aviv

Zyrtare/ Shkëmbim zjarri mes ushtrisë izraelite dhe Gazës, anulohet miqësorja e 'luksit' në Tel Aviv

13:30, 06/08/2022

Këtë të diel, më 7 gusht do të zhvillohej një ndeshje miqësore mes Atletico Madrid dhe Juventusit në Tel Aviv (Izrael). Megjithatë, me rritjen e tensioneve në periferi të qytetit izraelit, të dy klubet donin të anulonin ndeshjen për arsye sigurie.

 

Prej ditës së djeshme ka pasur shkëmbime zjarri mes ushtrisë izraelite dhe Gazës. Shumë vdekje dhe lëndime ka patur në anën e Gazës, me 12 të vdekur dhe 79 të plagosur sipas France Info , pas sulmeve ajrore nga ushtria izraelite. Në këmbim, Gaza dërgoi njëqind raketa në drejtim të Tel Avivit. Një përshkallëzim dhune, që logjikisht nuk favorizon ardhjen e dy klubeve në Izrael.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco