Inter-Villarreal bëhet ndeshja e Asllanit, mesfushori kuqezi e nis si titullar ndaj spanjollëve

Inter-Villarreal bëhet ndeshja e Asllanit, mesfushori kuqezi e nis si titullar ndaj spanjollëve

11:35, 06/08/2022

Inter-Villarreal mund të bëhet ndeshja e Asllanit. Në fakt, mesfushori shqiptar pritet ta nisë si titullar ndeshjen e sotme, me detyrën specifike për të mbuluar Brozovic, i cili do të mungojë për shkak të një problemi muskulor. Domethënë do të bëjë për të cilën është blerë nga Empoli.

Image

Asllani ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj vere, duke bërë që tifozët zikaltër të dashuroheshin me të. I vetëdijshëm se duhet të punojë fort për të fituar vendin e titullarit, Asllani ka edhe një ndeshje në këmbë (miqësora Inter - Villareal nis në orën 20:30) për të treguar vlerat e tij para se të nisë sezoni i ri në Serie-A.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco