Ditë vendimtare për të ardhmen, Ronaldo dhe agjenti i tij takim me Ten Hag

Ditë vendimtare për të ardhmen, Ronaldo dhe agjenti i tij takim me Ten Hag

17:14, 26/07/2022

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United mbetet ende pezull. Ylli portugez nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, por sot pritet të jetë një ditë vendimtare për këtë gjë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka zbarkuar në qendrën stërvitore të Manchester United për të diskutuar me teknikun Ten Hag mbi të ardhmen. Së bashku me të ka qenë edhe agjenti i lojtarit Jorge Mendes.

Së fundmi zërat që Ronaldo do të largohet nga Manchester United janë rritur ndjeshëm. Një nga ekipet e interesuara ishte edhe Atletico Madrid, por tifozët klubit madrilen kanë protestuar që portugezi të mos afrohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco