Tifozët e Atletico Madridit dalin kundër blerjes së Cristiano Ronaldos: Nuk jemi azil pleqsh

Tifozët e Atletico Madridit dalin kundër blerjes së Cristiano Ronaldos: Nuk jemi azil pleqsh

09:38, 25/07/2022

Cristiano Ronaldo po kërkon largimin nga Manchester United dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ua ka ofruar shumë klubeve të njohura europiane, mes të cilave edhe Atleticos së Madridit, klub rival i Realit, aty ku portugezi ka shkëlqyer për shumë sezone.

Megjithatë fansave të “Los Colchoneros” duket se nuk u pëlqen ideja që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” të transferohet në “Wanda Metropolitano” dhe kanë reaguar në rrjetet sociale, duke bërë të qartë qëndrimin e tyre.

Një pjesë e madhe e urrejnë portugezin pikërisht për faktin se për vite të tëra ka veshur fanellën e Realit, ndërsa të tjerë shprehen se nuk duan që Atletico të jetë një “azil pleqsh”, teksa kanë kërcënuar se do të anulojnë abonimet e tyre në stadium, nëse klubi firmos me Cristiano Ronaldon.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco