Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Lewandowski i thotë lamtumirë Bayern-it: Kam kaluar 8 vite të mrekullueshme, do të kthehem për t'u...

Lewandowski i thotë lamtumirë Bayern-it: Kam kaluar 8 vite të mrekullueshme, do të kthehem për t'u...

15:08, 16/07/2022

Zyrtarizimi mungon ende, por fjalët e Robert Lewandowski-t konfirmojnë lamtumirën nga Bayern Munich. Pas tetë viteve në bavari, polaku do të provojë një aventurë të re në kampionatin spanjoll, ku do t’i bashkohet gjigantëve të Barcelonës.

Image

Në një prononcim të shkurtët për “Sky Sport DE” përpara udhëtimit për në Katalonjë, Lewandowski  u shpreh se këto tetë vite kanë qenë mjaft të veçanta dhe nuk do t’i harrojë kurrë. “Ishin tetë vite të mrekullueshme te Bayern, nuk do ta harroj kurrë këtë aventurë fantastike. Do të rikthehem për të përshëndetur të gjithë njerëzit që punojnë për klubin siç duhet."

Image

Tani dyert e një sfide të re po hapen për të, në një kampionat të ri. Ai do të synojë të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga.

Image

Lewandowski do të fluturojë të dielën për të nënshkruar kontratën, do t'i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të zbulohet si lojtar i ri i Barçës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco