Agjenti i Cristiano Ronaldos takohet me rivalët e Manchester United

Agjenti i Cristiano Ronaldos takohet me rivalët e Manchester United

21:45, 25/06/2022

E ardhmja e Cristiano Ronaldos dhe qëndrimi i tij te Manchester United për sezonin e ardhshëm mbeten ende në pikëpyetje.

Të shumta kanë qenë aludimet për një transferim të mundshëm në një klub tjetër, ku në orët e fundit ka dalë në pah edhe një rivale e United në Premier Ligë që është Chelsea.

Sipas raportimeve nga “Athletic”, presidenti i “Bluve”, Tod Bohlim është takuar me agjentin e yllit portugez, Jorge Mendes, për të diskutuar lidhur me një transferim të tij të mundshëm në Londër, ku ka qenë i gatshëm t’i ofrojë Ronaldos një kontratë 2-vjeçare me një pagë më të lartë se ajo aktualja..

Largimi i Romelu Lukakut që është në pritje të zyrtarizimit ka detyruar Chelsean të shikojë opsionet për të kompletuar sulmin, ku një ofertë joshëse mund ta bëjë Ronaldon të mendojë këtë “tradhti” ndaj United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco