‘Ditë e paharrueshme’/ Marash Kumbulla kujton trofeun e Conference League në ‘Air Albania’

‘Ditë e paharrueshme’/ Marash Kumbulla kujton trofeun e Conference League në ‘Air Albania’

21:21, 25/06/2022

Një muaj më parë, në Tiranë, Roma dhe Marash Kumbulla festuan trofeun e UEFA Conference League përballë Feyenoord.

Një mbrëmje e paharrueshme për klubin italian, tifozët dhe mbrojtësin, i cili suksesin më të lartë me “verdhë e kuqtë” e festoi në “shtëpinë” e tij, në Shqipëri.

Një datë dhe mbrëmje të cilën Marash Kumbulla e ka rikthyer në memorien e të gjithëve me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Para një muaji ishim kështu. Ditë e paharrueshme”, shkruan mbrojtësi 22-vjeçar.

Roma triumfoi minimalisht ndaj Feyenoord, në “Air Albania” me një gol të Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së Panairëve në vitin e largët 1961.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco