Roma ëndërron Gareth Bale, Mourinho negocion vetë me sulmuesin

Roma ëndërron Gareth Bale, Mourinho negocion vetë me sulmuesin

20:14, 10/06/2022

 

José Mourinho po tenton që të bindë Gareth Bale ti bashkohet në kryeqytetin italian.

Sipas asaj që shkruan “El Nacional”, tekniku portugez ka patur një bisedë telefonike me uellsianin, ku i ka kërkuar që të provojë një aventurë të re në Romë.

Bale është tashmë një lojtar i lirë dhe po kërkon një skuadër të re. Disa klube spanjolle janë të interesuara për sulmuesin, por Mourinho po përpiqet ta bindë që të vijë në Trigoria, sepse me eksperiencën e tij do të ndihmonte shumë skuadrën verdhekuqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco