Mungon vetëm zyrtarizimi, Renato Sanches nënshkruan me klubin e Seria A

Mungon vetëm zyrtarizimi, Renato Sanches nënshkruan me klubin e Seria A

18:30, 04/06/2022

Pas lamtumirës së Franck Kessie, Milani nuk humbet kohë duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Sipas mediave në Itali, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me portugezin, Renato Sanches dhe tashmë pritet të vijë vetëm zyrtarizimi.

Mesfushori i Lille ka pranuar të transferohet në Milano dhe shumë shpejtë pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore. Kohët e fundit ai ia ka komunikuar zgjedhjen e tij edhe klubit francez, i cili gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Milanin për këtë transferim.

Kështu, Milani do të derdhë në arkat e Lille rreth 20 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Ky pritet të jetë edhe përforcimi i parë i Milanit në këtë merkato verë, ndërsa së bashku me të pritet të vijë edhe sulmuesi belg Divock Origi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco