VIDEO/ Nadal i jashtëzakonshëm, mposht Djokovic dhe siguron gjysmëfinalet e Roland Garros

VIDEO/ Nadal i jashtëzakonshëm, mposht Djokovic dhe siguron gjysmëfinalet e Roland Garros

09:39, 01/06/2022

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 3-1 ndaj Novak Djokovic, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e grand slam të Roland Garros (6-2, 4-6, 6-2, 7-6). Një takim që zgjati më shumë se 4 orë, një spektakël në fushë, me Nadal që vijon garën për trofeun nr.14 në turneun parizien.

 

Spanjolli e dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, duke konfirmuar se fushat me dhè janë sipërfaqja e tij e preferuar. Djokovic luajti me hope, duke mos arritur dot të përballojë ritmin e diktuar nga Nadal. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë numri 4 në botë, gjermani Alexander Zverev.

Zverev mposhti 3-1 në çerekfinale spanjollin carlos Alcaraz (6-4, 6-4, 4-6, 7-6). Te femrat, dy gjysmëfinalistet e para janë Coco Gauff e Martina Trevisan. Gauff mundi 2-0 (7-5, 6-2) Sloane Stephens në derbin amerikan. Ndërsa italianiaTrevisn, surpriza e këtij turneu, mposhti 2-1 (6-2, 6-7, 6-3) kanadezen Leylah Fernandez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco