Topi i Artë: Për herë të parë do bëhen disa ndryshime në rregullore

Topi i Artë: Për herë të parë do bëhen disa ndryshime në rregullore

13:47, 11/03/2022

Për herë të parë në vitin 2022, do bëhen disa ndryshime të mëdha sa i përket rregullores për të fituar Topin e Artë.

“L’Equipe” raporton se “France Football” që gjithmonë jep Topin e Artë për futbollistin më të mirë, do bëjë disa ndryshime në këtë vit.

 

Gazeta franceze shton se katër ndryshime të mëdha do bëhen për Topin e Artë, ku lojtarët më shumë do vlerësohen për paraqitjet individuale.

Ndryshimet e bëra janë:

Paraqitjet individuale të lojtarit do jenë në vend të parë

Rëndësia e Kupës së Botës do vlerësohet për Topin e Artë 2023 dhe jo në vitin 2022

Do të votojnë përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s

Çmimi tani do të marrë parasysh performancat e lojtarëve gjatë një sezoni, gusht dhe korrik dhe jo një vit kalendarik, janar dhe dhjetor.

Edicioni i ardhshëm i Topit të Artë do të marrë parasysh të gjithë sezonin 2021/22 i cili do të përfundojë në korrik me Evropianin për femra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco