Luajnë kundër Milanit, flet Inzaghi: Derbi sfida më e rëndësishme, shifrat tregojnë që...

Luajnë kundër Milanit, flet Inzaghi: Derbi sfida më e rëndësishme, shifrat tregojnë që...

15:23, 06/11/2021

Në prag të derbit të Milanos, trajnerit i Interit, Simone Inzaghi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp.

Derbi është ndeshja e fundit e një cikli prej shtatë sfidash . Çfarë prisni?

“Do të jetë një ndeshje intensive, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë derbi i një qyteti. Është i rëndësishëm për tifozët tanë dhe për klubin, ndaj duam ta mbyllim ciklin në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Sfidat derbi?

 “Janë ndeshje të veçanta, dy ndeshje që nuk përgatiten vetë. Kjo është e para ime në Milano dhe ka shumë dëshirë dhe entuziazëm, pastaj varet edhe nëse do të ndodhë pas një ndeshje të Champions-i. Po bëjmë gjëra të shkëlqyera, e tregojnë shifrat. Duhet të përgëzojmë Napolin dhe Milanin për rrugëtimin e tyre. Fitorja nesër do të na rriste synimet, por gjithashtu do të duhet të vuajmë të gjithë së bashku.”

Ndeshjet direkte?

 “Në ndeshjet direkte ne kemi bërë mirë, me Juventusin ne të gjithë e dimë se si shkoi, me Lacion kemi pasur një lojë të shkëlqyer prej 75 minutash para asaj ndëshkimi, fitorja mungon në ndeshjet direkte dhe nesër ne do të kemi mundësi për të arritur atë.”

Konkurenca në mesfushë?

 “Në mesfushë kam përgjigje të shkëlqyera, Çalhanoglu luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Udinezes, Vidal ishte vendimtar në Champions, me Empolin Galiardini bëri mirë, Vesino më vë gjithmonë në vështirësi dhe Sensi po kthehet dhe meriton më shumë hapësirë. Unë kam një ekip të madh, ka konkurrencë të madhe dhe kjo është në rregull për mua.”

Rinovime të rëndësishme?

“Është bukur, kam fatin të punoj me drejtues që janë gjithmonë aty dhe të bëjnë të ndjesh mbështetje të plotë. Në merkaton e verës duheshin bërë shitje të rëndësishme, por edhe ne bëmë njësoj blerje të rëndësishme është një projekt dhe Interi po ecën përpara, me ambicie. Kemi lojtarë të tjerë që do të diskutojnë situatën e tyre, por unë jam i qetë dhe i përqendruar në fushë”, përfundoi Simone Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco