‘Pogba i ri’ rrëmben vëmendjen e klubeve, Juventusi nuk i ndahet

‘Pogba i ri’ rrëmben vëmendjen e klubeve, Juventusi nuk i ndahet

16:26, 15/10/2021

Aurelin Çomeni ka rënë në sytë e të gjithë botës dhe shumë klube janë vënë pas tij.

Bardhezinjve u është ofruar mesfushori në vitin 2018, por në atë kohë nuk ishin shumë të bindur teksa tani nuk është dhe aq e lehtë për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

21-vjeçari dhuroi paraqitje spektakolare me “gjelat”në Ligën e Kombeve duke fituat menjëherë një vend titullari. Një ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e Çomenit është edhe Juventusi.

Monako e vlerëson 35 milionë euro, por me futjen në garë të disa skuadrave të mëdha, Çomeni vlen edhe më shumë. Juventusi kërkon ta rrëmbej që që në janar pasi tek 21 vjeçarin shikon Pogban e ri dhe drejtuesit kanë menduar që operacioni të mos mbyllet vetëm me para, por të përfshihet dhe një futbollist në shkëmbim.

Dy emrat më të përfolur janë ata të Aron Ramsej dhe Uiston Mekeni. Dy mesfushorët nuk janë të preferuar nga Alegri i cili i ka kërkuar drejtuesve t’i shesin. Priten detaja të reja mbi këtë operacion, por gara për Çomeni pritet mjaft e luftuar nga skuadrat e mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco