Lajmi i fundit

Gazeta e njohur amerikane: Rama e ka kthyer Shqipërinë në mbretërinë evropiane të drogës, një narko-shtet i plotë

‘Është njësoj si të ngasësh makinën në gjendje të dehur’ - Klopp shpjegon pse të gjithë duhet të vaksinohen

‘Është njësoj si të ngasësh makinën në gjendje të dehur’ - Klopp shpjegon pse të gjithë duhet të vaksinohen

13:33, 03/10/2021

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp në prag të ndeshjes kundër Manchester City në Premier League, doli në një konferencë për shtyp, kur përveç sfidës, foli edhe për vaksinimin kundër koronavirusit, teksa u shpreh se të pavaksinuarit janë si të dehurit në timon, të cilët nga momenti në moment mund të shkaktojnë një aksident.

Vaksinimi nuk është ende i detyrueshëm në botën e sportit në Europë dhe nuk janë vendosur kushte për futbollistët për të luajtur, siç është rasti në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo është pikërisht tema për të cilën foli Klopp para ndeshjes me City-n.

“Te Liverpooli janë 99% të vaksinuar. Nuk m’u desh të flisja me lojtarët e mi për t’i bindur. Ishte më shumë një vendim i natyrshëm, që doli nga grupi. Nuk mbaj mend të kem folur me asnjë nga lojtarët e mi.

Unë mund të jem naiv, por nuk e kuptoj vërtet pse nuk na lejohet të japim këshilla mbi këtë temë. Kam një ndjenjë që nëse them se jam vaksinuar, dikush do të më pyeste menjëherë se si mund t'ia them këtë dhe si mund t'i them dikujt që duhet të vaksinohet.”

 

 

Më tej, Klopp shpjegoi në detaje pse vaksinimi është të jetë i njëjtë me ndalimin e ngarjes së makinës nën efektin e alkoolit.

"Ia shpjegova vetes kështu, është njësoj si të ngasësh makinën nën ndikimin e alkoolit. me siguri të gjithë kemi kaluar një situatë ku, pasi pimë disa birra, i thamë vetes “ende mund të vozis”, por ligji nuk e lejon. Dhe ky ligj nuk ka për qëllim të më mbrojë mua që do të doja të vozisja pasi te kem pirë dy birra, por të mbrojë të tjerët nga fakti që jam i dehur. Me vaksinimet është e njëjta gjë: na kanë thënë specialistët se është zgjidhja për të dalë nga ky moment. Nuk jam vaksinuar vetëm për të mbrojtur veten, por, të gjithë njerëzit përreth meje. Kam folur me mjekët që kam njohur prej vitesh. Dhe pastaj i përkas një grupmoshe (tekniku gjerman është 54 vjeç) për të cilën gjërat mund të mos jenë më të lehta. Nëse nuk do të vaksinohesha, do të kisha qenë në rrezik. Sigurisht vaksinën e mora edhe për të mbrojtur të gjithë njerëzit që më rrethojnë, "thotë Klopp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco