VIDEO/ UEFA vlerëson Brojën, i postojnë golin në faqen zyrtare

VIDEO/ UEFA vlerëson Brojën, i postojnë golin në faqen zyrtare

18:58, 16/09/2021

Edhe pse vetëm 20-vjeç, Broja ka aftësi të tërheqë skuadrën përpara, të shënoja nga jashtë zonë madje dhe të dhurojë asiste, një cilësi jo e zakontë për një sulmues. Kjo u pa mjaft mirë dhe në dy ndeshjes që 20-vjeçari u aktivizua me Kombëtaren në fillim të shtatorit.

Ndaj Hungarisë shënoi golin e fitores i sapo futur nga stoli, ndërsa ndaj San Marinos shënoi dhe njëkohësisht dha dy asiste. Goli ndaj San Marinos ishte mjaft i bukur dhe i veçantë, pasi Broja veproi në zonë si një sulmues race.

Pas stopoi topin, sulmuesi kuqezi ekzekutoi një 11-metërsh në lëvizje duke goditur fort nga vendi. UEFA është fiksuar pas golit të Brojës dhe e ka postuar në rrjetet sociale duke i kërkuar tifozëve ta vlerësojnë me notën 1 deri te 10. Paraqitjet e mira me Kombëtaren ka bërë që e gjithë vëmendja të kthehet nga 20-vjeçari nga i cili pritshmëritë janë shumë të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco