Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Ernest Muçi si sprinter, shpik një gol nga hiçi për Legian në Europa League

VIDEO/ Ernest Muçi si sprinter, shpik një gol nga hiçi për Legian në Europa League

18:52, 15/09/2021

Ernest Muçi është ambientuar tashmë te Legia Warszaë dhe polakët e gjithë Europa po shijojnë klasin dhe cilësitë e tij. Sot ai dhuroi spektakël dhe bëri veprimin më të rëndësishëm të ndeshjes.

Në minutën e parë të shtesës, kur Legia po barazonte pa gola me Spartak Moscow në transfertë në llogari të grupit C në Europa League, Ernest Muçi shfaqet dhe shpik një gol nga hiçi, krejt i vetëm.

Ish-talenti i Tiranës rrëmben topin në zonën e tij dhe sprinton në mënyrë të jashtëzakonshme, duke mbërritur në pak sekonda në fushën e kundërshtarit.

Më pas sferën ja jep si “meze” Kastratit, që kishte veç detyrën për ta shtyrë në rrjetë. Ky gol i gjithi shqiptar i jep tri pikët e para Legias, që e nis mbarë dhe konfirmohet favorite në grupin e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco