Dikur e lëvdonte, sot kundër tij/ Ish-shoku i skuadrës i kthehet keq Ronaldos

Dikur e lëvdonte, sot kundër tij/ Ish-shoku i skuadrës i kthehet keq Ronaldos

16:33, 15/09/2021

Ronaldo kaloi 20 minutat e fundit në pankinë, por jo i ulur, pasi shpeshherë ngrihej në këmbë për t’i dhënë udhëzimet futbollistëve të tjerë.

Një situatë e cila nuk i ka pëlqyer Rio Ferdinand, ish-mbrojtësit të Mançester Junajtid, i cili nuk ka kursyer kurrë lëvdatat për CR7. Këtë herë ai mendon se portugezi po e tepron me një sjellje të tillë.

“Nëse do të isha trajneri, dua të jem i sinqertë, do t’i thosha të rrinte i ulur. E kuptoj që njerëzit kur shohin Kristianon të sillet kështu mendojnë që është një djalosh pasionant dhe i përkushtuar, që do të fitojë dhe nuk arrin të përmbahet kur sheh ekipin në vështirësi. Por nëse kjo do të thotë të ngrihet në këmbë, të shkojë përkrah trajnerit dhe të ulërijë udhëzime, atëherë nuk është diçka e mirë”, shpjegoi Ferdinand.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco