FOTO/  Alhamdulillah', Haaland festoi triumfin ndaj Leverkusen me një mesazh për mikun e tij

FOTO/ Alhamdulillah', Haaland festoi triumfin ndaj Leverkusen me një mesazh për mikun e tij

18:01, 12/09/2021

Erling Haaland shënoi dy gola në ndeshjen spektakolare në të cilën Borussia Dortmund mundi Bayer Leverkusen 4-3. Por ajo që tërhoqi shumë më tepër vëmendje ishte fotografia që kishte zgjedhur për të festuar triumfin në twitter.

Në postimin e tij në Twitter, në përgjigje të një fotografie të përbashkët me shokun e skuadrës Mahmoud Dahoud të postuar në profilin zyrtar të klubit të Dortmund, sulmuesi norvegjez shkroi "Elhamdulillah", e cila tërhoqi  vëmendjen e shumë myslimanëve në të gjithë botën.

Alhamdulillah (Elhamdulillah) është një frazë arabe që do të thotë "falënderoj Allahun" dhe shpesh përdoret nga jomuslimanët që flasin arabisht.

Në sfondin e kësaj historie është miqësia e Haaland me Mahmoud Dahoud, i cili ka një pasaportë gjermane, por është me origjinë siriane dhe njihet si një mysliman i devotshëm.

Dahoud dhe Haaland shpesh shihen së bashku dhe frazën "Alhamdulillah" e kanë përdorur në shenjë mbështetjeje për një mik.

Kjo konfirmohet nga videoja e postuar nga UEFA sezonin e kaluar kur Haaland festoi golin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sevillas me shokët e skuadrës, përfshirë Dahoud.

Haaland ka shënuar pesë gola në katër ndeshje të Bundesligës këtë sezon, ndërsa në 65 paraqitje me Dormund ka shënuar 65 gola dhe ka dhënë 19 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco