Është e fortë dhe pa Ronaldon, De Biazi nuk dorëzohet para Portugalisë

Është e fortë dhe pa Ronaldon, De Biazi nuk dorëzohet para Portugalisë

10:00, 07/09/2021

Portugalia dhe Azerbajxhani do të përballet sot në orën 18:00.Luzitanët do të kërkojnë vetëm tri pikët për të qëndruar në krye, edhe pse kreu i renditjes ndahet momentalisht me Serbinë.

Azerët në krahun tjetër renditen të fundit në Grupin A me 1 pikë në katër ndeshje. Trajneri i Portugalisë u shpreh para ndeshjes se sfida e radhës ishte shumë e vështirë.

 “Nuk do të jetë e lehtë. Nuk duhet të shikojmë tabelën pasi ajo nuk pasqyron gjithçka. Azerët janë një skuadër e fortë dhe në shtëpinë e tyre luajnë gjithmonë me një motivim më shumë. Kemi bërë shumë orë udhëtim për të ardhur këtu dhe shpresoj që kjo nuk do të ndikojë në gjendjen fizike të skuadrës”, tha Fernando Santos në konferencën për shtyp. Ai gjithashtu konfirmoi dëmtimet e Pepes dhe Palhinjës.

“Nuk e kam vendosur ende formacionin, do të presim deri në fund dhe më pas do të shoh se kush është në gjendje për të luajtur dhe kush jo”. Kujtojmë se për portugezët nuk do të luajë edhe ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo.

Në krahun tjetër ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, që drejton Azerbajxhanin, u shpreh se Portugalia është e fortë edhe pa Ronaldon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco