Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme. Në disa zona, trashësia e borës ka arritur disa centimetra, duke sjellë një rikthim të papritur të dimrit në mes të pranverës.
Sipas autoriteteve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullim dhe akset rrugore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri.
Megjithatë, këto reshje të pazakonta për sezonin mund të kenë ndikim negativ në bujqësi, veçanërisht tek pemët frutore që janë në lulëzim. Ekspertët paralajmërojnë për dëme të mundshme në prodhim, ndërsa fermerët që kanë nisur mbjelljet, përfshirë pataten, nuk raportojnë ende probleme, por situata po ndiqet nga afër.
© SYRI.net