Shqipëria është një ndër vendet që po shkon drejt plakjes më të shpejtë në rajon për shkak se të rinjtë po largohen dhe emigrantët që vijnë e shohin vendin tonë si një pikë tranziti për në vendet e Bashkimit Evropian. Të rinj që vijnë si studentë apo edhe emigrantë që nuk flasin as anglisht përdorin Shqipërinë si trampolinë për në BE, ndërsa vendi ynë po përballet me mungesë të forcës punëtore dhe kolaps të sistemit të pensioneve
Syri tv
Disa nuk flasin as anglisht, si një tregues i qartë i natyrës së lëvizjes së tyre duke përdorur Shqipërinë si trampolinë drejt vendeve të BE. Një pjesë e të intervistuarve janë studentë. Pas boshatisjes së universiteteve nga studentët shqiptarë, kërkesat e të cilëve u injoruan dhe u lanë me një sistem arsimor të degraduar kun ë krye të ministrisë është Ogerta Manastirliu, një figurë e lidhur me korrupsionin si ministre e shëndetësisë, ata tashmë janë zëvendësuar nga të rinj nga lindja e largët.
© SYRI.net