Rrugët dytësore në Durrësin e ri pa asfalt dhe pa kanalizime, fond 165 mln lekë për rehabilitimin e dy blloqeve të banimit

Rrugët dytësore në Durrësin e ri pa asfalt dhe pa kanalizime, fond 165 mln lekë për rehabilitimin e dy blloqeve të banimit

13:10, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej rreth 2 muajsh është e bllokuar në shtëpi dhe e ka të pamundur të shkojë për një vizitë mjekësore. Vera Peto është prej vitesh në karrike me rrota, por gjendja e degraduar e rrugës ia pamundëson daljen nga banesa.

Për bashkëshortin e Verës, shqetësimi kryesor mbetet pikërisht rruga e pa asfaltuar dhe pa kanalizime.

Mungesa e infrastrukturës rrugore është për banorët shkaktari kryesor i përmbytjeve, që janë të shpeshta në këtë zonë.

Në buxhetin e këtij viti, bashkia ka planifikuar një fond 165 milionë lekë për rehabilitimin e rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të ri, siç edhe deklaroi kryetarja e bashkisë gjatë prezantimit në Këshill Bashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco