Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

30 vjet pa rrugë dhe kanalizime, banorët e Fushë-Mamurrasit në protestë

30 vjet pa rrugë dhe kanalizime, banorët e Fushë-Mamurrasit në protestë

10:32, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej më shumë se tre dekadash, rreth 70 familje në një lagje të Fushë-Mamurrasit jetojnë me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve.

Sot, banorët kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente nga bashkia Kurbin për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e kanalizimeve.

Ata shprehen të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe thonë se zona e tyre është lënë totalisht në harresë.

Banorët nuk kursyen as ironitë ndaj deputetit Ulsi Manja, duke theksuar se situata vazhdon prej vitesh pa ndryshuar.

Sipas tyre, gjatë stinës së shirave rruga bëhet e pakalueshme, duke vështirësuar lëvizjen e fëmijëve, automjeteve dhe jetën e përditshme.

“Rreth 70 familje përballen me këtë problem prej 30 vitesh. Është koha që bashkia të ndërhyjë dhe të marrë masa konkrete për ne,” thonë banorët e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco