Gropat karstike të shfaqura në fshatin Dëshiran të Belshit po vënë në rrezik jetën e familjeve që jetojnë pranë tyre. Banorët theksojnë se po jetojnë me frikë çdo ditë, teksa nga ana e pushteti vendor nuk po merret asnjë masë për evakuimin e tyre nga banesat.
Syri TV
Një fenomen i rrezikshëm natyror është kthyer në shqetësimin për fshatin Dëshiran të Belshit. Disa gropa karstike me thellësi 10-20-25 metra dhe të gjera 1 deri në 3 metër, janë krijuar gradualisht gjatë dy-tre muajve të fundit. Banorët tregojnë se situata është tepër shqetësuese pasi këto gropa kanë venë në rrezik banesat e tyre. Ata theksojnë se jetojnë me frikë dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit
Edhe vet pushteti vendor e pranon situatën në të cilën ndodhen familjet në këtë zonë, madje kërkojnë edhe evakuimin e tyre por nga ana tjetër nuk është marrë asnjë masë konkrete në terren që familjet të largohen nga banesat të cilat ndodhen në rrezik nga gripa karstike.
© SYRI.net