Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 qershor.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit është regjistruar, rreth orës 5.05 pranë zonës së Kamzës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth, si edhe në Durrës. Tërmeti është shoqëruar nga 6 paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2, 3.1, 3.4 2.6 dhe 2.1. ballë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
© SYRI.net