Komisioneri i Informimit kritika spitaleve: Jini më transparent me mediat...

Komisioneri i Informimit kritika spitaleve: Jini më transparent me mediat...

20:12, 19/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Spitaleve Publike në të gjithë vendin ju rekomandohet të jenë më transparent me publikun.

Kërkesa ju vjen nga komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, i cili u ka dërguar thuajse të gjitha spitaleve universitare dhe atyre rajonale e bashkiake, shkresën për të rritur transparencën. Duke publikuar informacion të rëndësishëm që lidhet me informimin e publikut.

Për ta lehtësuar këtë proces komisioneri ka saktësuar një seri pikash që duhet të jenë transparente.

Veç kategorive që a ka përcaktuar se duhet të jenë në faqet zyrtare të institucioneve shëndetësore, komisioneri ka rekomanduar që të vihen në dispozicion pa kërkesë të sa më shumë informacioneve, në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informacion, por gjithmonë duke ruajtur të dhënat personale.

Informacioni i dhënë për publikun sipas komisionerit duhet të jetë i përditësuar çdo 24 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco