I gjithë territori i Qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje shiu dhe në zonat malore kanë vazhduar reshjet e dëbores me intensitet të ulët.
- Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet se ka patur rreshje shiu me intensitet të ulët dhe në kohë të shkurtër deri mesatare, të shoqëruara me erë me shpejtësi rreth 50 km/h, gjë e cila ka sjelle problematika në furnizimin me energji elektrike kryesisht të populates në një pjesë të qytetit të Laçit, ku po punojnë grupet e punës së OSHEE. Gjithashtu raportohet se kanë filluar reshjet e dëborës në lartësinë mbi 300 m mbi nivelin e detit.
- Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet e ka patur rreshje shiu me intensitet të ulët dhe në kohë të shkurtër deri mesatare, të shoqëruara me erë me shpejtësi rreth 50 km/h, gjë e cila ka sjelle problematika në furnizimin me energji elektrike kryesisht të populates në zonën e Ishullit Lezhës, Vainit dhe Hotelit të Gjuetis, të njësisë Shëngjin, të cilat janë riparuar, aktualisht grupet e punës po punojnë për riparimin e defekteve në fshatin Spiten , njësia Zejmen. Gjithashtu raportohet se kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet të ulët në malin e Velës dhe në njësinë administrative Ungrej.
- Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet se ka patur rreshje shiu me intensitet të ulët dhe në kohë të shkurtër deri mesatare, të shoqëruara me erë me shpejtësi rreth 50 km/h, gjë e cila ka sjelle problematika në furnizimin me energji elektrike kryesisht të popullatës. Gjithashtu raportohet se ka reshje dëbore me intensitet të ulët në njësinë administrative Kaçinar, Fan dhe Orosh, si dhe në disa fshatra në lartësi të njësisë Selitë e Kthellë, ku dhe në këto momente vazhdon të bjerë.
- Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk raportohet të ketë.
- Problemet të furnizimit me energji elektrike, ka patur në të tre bashkitë. Grupet e punës së OSHEE të tre bashkive gjatë gjithë ditës kanë vazhduar dhe vazhdojnë punën në riparimin defektet e shfaqura, për normalizimin e situatës, pavarsisht situatës.
- Kuota e lumit Drin e Mat kanë pësuar një rritje të lehtë, por brenda kuotave minimale.
- Hidrovorët janë në gadishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale .
Akset rrugore deri tani raportohet se deri tani janë të gjitha të kalueshme.
Institucioni i Prefektit është në gadishmëri dhe ka ndjekur gjatë gjithë ditës situatën.
Mbetemi në kontakt.
© SYRI.net