Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Rastet me fruth në Fier, DRSHP pranon uljen e vaksinimit te fëmijët

Rastet me fruth në Fier, DRSHP pranon uljen e vaksinimit te fëmijët

17:21, 06/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fieri është ndër qarqet që ka paraqitur raste në rritje të fruthit, kryesisht tek fëmijët. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, fëmijët që janë prekur nga ky virus kanë qenë të pavaksinuar, dhe kjo shihet si një problematikë serioze.

Vitet e fundit, në këtë qark është shënuar një ulje e ndjeshme e vaksinimeve të kryera tek fëmijët.

Ky hezitim vjen kryesisht nga fakti që ekziston një bindje e gabuar se vaksina provokon autizmin tek fëmijët, çka sipas mjekes është e pavërtetë. Ajo thekson nevojën për një fushatë sensibilizuese, veçanërisht në disa grupe të shoqërisë, përfshirë edhe ato religjioze, shkruan A2 CNN.

Sipas autoriteteve shëndetësore, sa më shumë të rritet numri i fëmijëve të pavaksinuar kundër fruthit, aq më të shumta do të jenë rastet e qarkullimit të këtij virusi në komunitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco