SYRI TV/ Themelohet shoqata e pensionistëve, 'Thinjat', zë kritik në mbrojtje të dinjitetit

15:23, 16/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur pensionistët shpesh ndihen të lënë pas dore nga politikat e qeverisë, themelimi i Shoqatës së Pensionistëve "Thinjat" shënon një hap të rëndësishëm për t’u dhënë zë dhe mbrojtje kësaj shtrese të nëpërkëmbur të shoqërisë. Shoqata, e kryesuar nga presidenti Ilir Goci, synon të jetë një forcë aktive në përmirësimin e kushteve të pensionistëve, duke përqafuar një qëndrim kritik, por konstruktiv ndaj qeverive dhe administratave që kanë shpërfillur të drejtat dhe dinjitetin e tyre.

Themelimi i Shoqatës së Pensionistëve "Thinjat" shënon një hap të rëndësishëm për t’u dhënë zë dhe mbrojtje kësaj shtrese të nëpërkëmbur të shoqërisë. Gjatë takimit themelues, presidenti Ilir Goci e përshkroi misionin e shoqatës si një përpjekje për të krijuar kushte më të mira për pensionistët dhe për të ushtruar presion mbi qeveritë.

Sekretari organizativ, Kujtim Hoxha, ngriti shqetësime të thella mbi ndryshimet ligjore të viteve të fundit, duke i quajtur ato diskriminuese, ndërsa nuk i rezervoi akuzat as për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.

Shoqata "Thinjat" përballet me një sfidë të madhe: të detyrojë qeveritë të ndërmarrin politika afatshkurtra dhe afatgjata që nxjerrin pensionistët nga gjendja e vështirë. Kjo shoqatë nuk do të jetë vetëm një vëzhguese, por një aktore e angazhuar për të luftuar për të drejtat e atyre që kanë ndërtuar shoqërinë tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco