Virozat e stinës ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në zonën e Gjirokastrës. Numri i qytetarëve që kanë duan trajtim mjekesor arrinë 120 persona ne dite. Sipas mjekëve të spitalit të Gjirokastrës virozat janë stinore, por nuk ka ndonjë të dyshuar me gripin e emërtuar si HMPV i cili është raportuar se ka një shtrirje tashmë edhe në vendin fqinj Greqinë.
Ditët e para të Janarit shtojnë edhe numrin e pacientëve me viroza apo komplikacione të ndryshme shëndetësore në qytetin e Gjirokastrës. Rreth 120 persona né ditë paraqiten pranë qëndrave shëndetësore.
Sipas specialistit pranë Njesise vendore te Shendetit Publik, Noris Doraci dominojnë kryesisht problemet në rrugët e frymëmarrjes, por edhe temperatura e lartë për disa ditë. Ai shprehet se sa i përket virusit HMPV nuk ka asnjë rast të konstatuar në Qarkun e Gjirokastrës.
Për të patur një imunitet sa më të fortë, specialistët rekomandojnë konsum të sa më shumë produkteve të stinës, kryesisht fruta me vitaminat përkatëse si dhe konsumimin e sa me shumë lëngjeve.
© SYRI.net