SYRI TV/ Mbetën pa habitat pas djegies së pyllit, kafshët e egra hanë ato shtëpiake

14:03, 25/01/2024
A+ Aa A-

Të mbetura pa habitat natyror, pas djegies së pyllit të Pishporos, kafshë të egra si ujqër, çakenj apo dhelpra, janë afruar në zonat e banuara duke sulmuar kafshë dhe shpendë shtëpiak të banorëve. Këta të fundit tregojnë me shqetësim se situata është rënduar, ndërsa çdo ditë humbin kafshë dhe shpendë shtëpiak, ndërsa shprehen të frikësuar edhe për jetën.

SYRI TV

Djega e pyllit në Pishporo të Fierit, ka sjellë pasojat e para për ekonomitë familjare në fshatrat përgjatë bregdetit Adriatik.

Dhjetëra bagëti, shpendë shtëpiak apo kafshë të tjerë që mbajnë familjet e fshatrave Bisham, Qarr, Boçovë etj, janë ngrënë nga kafshët e egra të pyllit, si ujqër, çakenj apo dhelpra.

Banorët tregojnë se situata është bërë shqetësuese, sidomos pas djegies së pyllit, i cili ishte habitat natyror për kafshët e egra.

Por djegia e vendqëndrimeve të tyre, ka bërë që kafshët e egra të afrohen në zonat e banuara, duke sulmuar bagëtitë dhe shpendët shtëpiak.

Banorët tregojnë se janë ankuar pranë institucioneve lokale, por ato kanë ngritur duart lart, duke u shprehur se nuk kanë çfarë të bëjnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco