Kafshët e kopshtit zoologjik pa spital, veterineri: Paguajnë 20 persona për 'Piar', të përgjigjen ata

22:19, 17/03/2023
A+ Aa A-

Inaugurimi Edhe pse u propagandua me bujë nga Erion Veliaj dhe Edi Rama rikonstruksioni i Kopshtit Zoologjik të Tiranës, sërish kushtet ku mbahen kafshët aty lënë për të dëshiruar. 

"Piranjat" kanë investiguar në këtë puntatë si dhe kanë marrë opinionet e veterinerëve të cilët pohojnë se mënyra si mbahen këto kafshë brenda kafazit është e papërshtatshme.

Spitali i kafshëve mungon, ndryshe nga sa u premtua. 

Veterineri i kopshtit zoologjik, Ariel Vasili refuzon të përgjigjet para kameras, por e bën një gjë të tillë kur ndizet kamera e fshehtë. 

Ai pranon se kafshët e sëmura trajtohen 

"Pse e bën këtë gjë? Nuk më lejohet, o lal, nuk më lejohet. Unë nuk e kam fare problem se nuk kanë ku të gjejnë tjetër si puna ime. Por këto ankesa i kam dërguar me email dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje, çfarë do me të thënë unë tashi. Nga ana ligjore unë e kam në kontratë që çdo përgjigje që duhet të jap unë për mediat bëhet me anë të PR. Tashi, ti shko te Piari dhe të vijë PR të më japë përgjigjet. Ka një PR, paguajnë 20 veta për t'u përgjigjur ty te kjo", thotë ai.  

Investigimi i "Piranjave"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco