Kopshti Zoologjik i Tiranës si një burg i sigurisë së lartë, kafshët në depresion dhe pa aktivitet. Flasin specialistët

21:48, 17/03/2023
A+ Aa A-

Shqipëria shpesh është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare dhe nga organizatat ne mbrojtje të kafshëve për trajtimin jodinjitoz të kafshëve.

Rasti më i njohur ishte ai i luanit "Lenci" që mbahej në kushte skandaloze si argëtim për klientët e një biznesi privat.

Pavarësisht përpjekjeve dhe sensibilizimit të madh, "Lenci" u trajtua nga një qendër e specializuar për kafshët e egra por nuk arriti të mbijetonte.

Me shumë bujë u hap edhe Kopshti Zoologjik në Tiranë qershorin e vitit të shkuar. Mediat, kryetari i bashkisë madje edhe vetë kryeministri e inspektoi kopshtin e ri.

Pavarësisht propagandës, fotove me fëmijë dhe skuadrës me 20 PiAr-istë që paguhen nga qytetarët e Tiranës, realiteti nuk është kaq i bukur.

Në këtë puntatë kemi investiguar, kemi marrë opinionet e veterinerëve dhe pohojnë se mënyra si mbahen këto kafshë brenda kafazit është e papërshtatshme.

Specialisti Kastriot Korro: Ndryshon zooparku nga kopështi zoologjik. Konkretisht ne në Shqipëri kemi kopësht zoologjik, sepse zooparku nënkupton që kafshët e egra t'u krijohen të paktën kushte minimale në hapësirë, ushqim dhe levizshmëri sikur të imitojmë habitatet që ata kanë në natyrë ose gjendje të lirë.

Pavarësisht se në nisjen e punimeve, u premtua ndryshe.

Një zgjedhje kjo e bërë në kundërshtim me çdo rregullore të kopshteve zoologjike, të cilën vetëm projektuesit e këtij kompleksi mund ta kuptojnë. Por, le të flasim pak më gjatë për sigurinë sepse është ky një nga problemet akute të këtij kopshti.

Fëmijët luajnë fare pranë rrjetës rrethuese të tigrit. Kini parasysh se nuk ka një perimetër sigurie, gjë që i përball të vegjlit direkt me kafshën e egër.

E njëjta gjë ndodh edhe me rrjetën rrethuese të ujqërve. Fëmijët mund të fusin duart dhe në një moment që ata mund të tregohen të pavëmendshëm, mund të ndodhë tragjedia.

Shikoni me vëmendje dëmtimet që i ka shkaktuar tigri, pjesës së brendshme të rrjetës rrethuese. Nëse mendoni se nuk mund të arrijë të dëmtojë rrethimin e dytë, duhet të shihni këtë foto të rrjetës së një shelteri qensh. Një prej tyre ka arritur ta shkatërrojë plotësisht rrethimin, që është i ngjashëm me ato të kopshtit zoologjik. A mund të ndodhë e njëjta gjë me kafshët e egra të këtij kopshti?

Tani të ndalemi pak tek një problem të cilin mjekët veterinerë, dhe animalistët, e konsiderojnë si tepër të rëndësishëm. Stresi tek kafshet.

Shikoni pak këtë kafshë brenda kafazit të arinjve. Është një çakall. Sapo është sjellë në kopësht nga habitati natyror ku është kapur. Rregullorja e do që të vendoset në karantinë, por në mungesë të ambienteve, i është besuar arinjve që të kujdesen për të. Kjo mesa duket ka ndikuar në krijimin e një gjendje depressive tek kafsha e gjorë. Lëvizjet e tij janë si me komandë, sa majtas, djathtas. Me një rregullsi të frikshme.

Të njëjtat shenja stresi paraqet edhe ariu.

Shkak i depresionit të kafshëve të egra, është edhe prania e njerëzve në afërsi. Këtë e thonë studiuesit prej shekujsh. Por jo të gjithë e mendojnë kështu.

Bashkëjetesa mes kafshëve në zooparqe, është normale, por me distancë sigurie, përfshi edhe pamore. Por në kopshtin zoologjik të Tiranës, jo vetëm kjo nuk ndodh, por janë përfshirë edhe kafshet e fermës.

Po kurimi i këtyre krijesave, ndaj sëmundjeve të ndryshme, ku bëhet?

Projekti e percakton qarte edhe kete detaj.

Nga çfarë mund të sëmuren, këtë nuk mund ta dimë, por që spitali i premtuar ende nuk është funksional, këtë mund ta themi, dhe e kemi dokumentuar. Ajo që gjetëm në vizitën tonë atje, janë vetëm dhomat dhe zyrat boshe. Tek-tuk ndonjë material ndërtimi apo mjete pune që tregojnë se jemi ende larg nga ky premtim.

Po a është zgjidhje të dërgohen në klinika veterinare private kur kafshët e sëmura kanë nevojë të izolohen?

Problematikat janë denoncuar nga animalistë nga e gjithë Shqipëria. Pa marrë asnjëherë përgjigje.

Provojmë të marrim përgjigje nga përgjegjësi i këtij kopshti, njëkohësisht dhe veteriner, Ariel Vasili.

Përgjegjësi veteriner, në mënyrë konstante refuzon të përgjigjet, pavarësisht insistimit tonë.

Ndërsa brenda kësaj fasade, kafshët jetojnë në kushte skandaloze, me fare pak ndryshim nga e kaluara jo fort e largët. Edhe pse ndryshe na u premtua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco