Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Moti i fundjavës, e shtuna me shi, e diela me vranësira

FOTO/ Moti i fundjavës, e shtuna me shi, e diela me vranësira

13:43, 06/05/2022
A+ Aa A-

Fundjava që presim përpara pritet të jetë një tjetër fundjave me mot relativisht të qëndrueshëm të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka përgatitur parashikimin e motit për ditën e shtunë dhe të diel.

Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera-herës deri të dendura kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Përgjatë vijës bregdetare, zonën e veriut dhe zonën e jugperëndimit reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave.

Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përsëri shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në relievet malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave apo stuhive por në periudha afatshkurtra.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco