'Kafe Shqeto'/ Pse çmimet e shtëpive në Tiranë, janë njësoj si në Milano? Flasin ekspertët

'Kafe Shqeto'/ Pse çmimet e shtëpive në Tiranë, janë njësoj si në Milano? Flasin ekspertët

12:29, 07/09/2021
A+ Aa A-

Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht, ndërsa pagat nuk po rriten me të njëjtin ritëm.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.

Për të folur në lidhje me këtë problem ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ Zef Preçi ekspert ekonomie dhe Fabian Likaj konsulent imobiliar.

‘Le ta filloj më skenarin apokaliptik që faktkeqësisht siç thonë dhe Ligjet e Merfit nëse diçka e keqe mund të ndodh do të ndodh. E kemi parë një rritje të tillë eksponeciale të paktën në krizën e 2008. A jemi përball një spekullimi ndërtimor që do të shpërthej?’’ ishte pyetja e drejtuar nga moderatori.

‘Në vlerësimin tim kur flasim për elementë të kësaj natyre fjala është për veprimin që kanë forcat e tregut domethënë mekanizmi i kërkes-ofertës dhe kjo është universale dhe e provuar në dy shekujt e fundit. Nga ana tjetër kur vijmë tek kushtet specifike që ka Shqipëria shohim që pompimi i parave me origjinë informale dhe kriminale në ekonomi e posaçërisht në sektorin e ndërtimit një fenomen që ka ndodh në të gjitha vendet ku paratë kriminale depërtojnë lehtësisht si në Amerikën Latine dhe vende të tjera, kuptohet që ky sektor është një instrument për t’i legjitimuar këto para, për rrjedhojë këtyre investimeve të pamatura, të pamenduara, pa lidhje me plane biznesi e aq më tepër me zhvillimin urban.

Madje në ditët e sotme penetrimi i parave me origjinë kriminale ka tedencë, ka shenja ka dhe informacione që po penetrojnë dhe në infrastrukturën publike. Pra kjo që ndodh tek ne nuk pasqyron forcat e tregut domethënë mekanizmin e kërkes- ofertës dhe njëkohësisht pasqyron dobësitë e instutucioneve ligjzbatuese, posaçërisht të atyre që kanë për detyrë të mbrojnë ekonominë nga këto para.

Gjejë rastin të kujtojë që në censusin e para dhjetë viteve, 60% e familjeve shqiptarëve kanë pasur një shtëpi të dytë, pra ka një tedencë të fortë për të investuar në pasuri të patundshme ndonëse zhvillimet e dekadës së fundit posaçërisht në lidhje me braktisjen e vendit ku rreth 500 mijë shqiptar kanë lënë Shqipërinë gjatë dekadës së fundit kuptohet që dhe kjo tedencë e zotërimit të një shtëpie në Tiranë pavarësisht se ku jeton në Europë është zbehur dukshëm’ është shprehur eksperti Zef Preçi.

Ndërsa konsulenti imobiliar Fabian Lika në lidhje me pyetjen është shprehur:

'Tregu imobiliar është një treg i madh, një treg dinamik nuk diskutohet. Përderisa Shqipëria është akoma në zhvillim, Tirana normalisht do të ketë dhe dinamizëm në çmime. Flas për pesë gjashtë vitet e fundit ku ka një rritje 40-50 % të çmimeve të apartamenteve. Kjo ka çuar në ulje të shitjes së apartamenteve. Çfarë ndodh në uljen e fuqisë blerëse?

 Ajo çfarë pamë dhe në reportazhin e mëparshëm që një individ me një rrogë mesatare për të blerë një apartament 10 metra katrorë me një çmim apo në një zonë mesatare në 2015 i duheshin rreth 50 vite ndërsa sot po i njejti individ me rrogë mesatare i duhen rreth 69 -70 vite për ta blerë dmth rreth 20 vite më shumë. Gjithësesi është vënë re se dy vitet e fundit është stopuar pak ky fenomen për shkak të zhvlerësimit të monedhës së përbashkët euro dhe uljes së normave interesit kreditor nga 5.5 në 3.6 përqind.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon:  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/09/2021 13:27

PO KJO ËSHTË SHUMË FARE E QARTË PËR TË GJITHË ATA QË JETOJNË DHE PUNOJNË NË SHQIPËRI ME MUNDIN E TYRE, ME NDERSHMËRI DHE ME DJERSËN E BALLIT, ASHTU SIÇ PUNOJNË ZVICERIANËT, DANEZËT, SUEDEZËT, GJERMANËT, FRANCEZËT, BELGËT, AUSTRIAKËT, KANADEZËT, GREKËT, ITALIANËT, LUKSEMBURGEZËT DHE E GJITHË BOTA DEMOKRATIKE. ÇMIMET E SHTËPIVE JANË RRITUR DHE KANË ARRITUR MAJAT E EVROPËS SEPSE SI SHITËSIT DHE BLERËSIT NUK I KANË ATO MILIONA ME DJERSËN E BALLIT, POR JANË PARA TË VJEDHURA, TË GRABITURA, PARA KORRUPSIONI, PARA KRIMI DHE MILIONA EURO TRAFIQET KRIMINALE, NGA MASHTRIMET, KONCENSIONET, PPP, TENDERAT DHE VEPRA TË RËNDA PENALE! KJO NUK KA NEVOJË AS PËR KAQ SHUMË ANALIZË DHE AQ PËR KAQ SHUMË MENDJE DHE TRU!!!

Shto koment

Denonco