Boshatisen spitalet nga bluzat e bardha, 5300 infermierë ikin brenda vitit nga Shqipëria

Boshatisen spitalet nga bluzat e bardha, 5300 infermierë ikin brenda vitit nga Shqipëria

16:12, 23/08/2018
A+ Aa A-

“Unë jam infermier prej 10 vitesh, punoj në një spital privat në Shqipëri. Kemi zgjedhur për t’u larguar drejt Gjermanisë”, thote nje 32-vjeçar, që është një nga mijëra infermierët që po përgatitet për t’u larguar drejt Gjermanisë.

“Arsyeja kryesore është për një jetë më të mirë, edhe pagesa po. Në Gjermani do marr rreth 2 mijë Euro në muaj”.

Të dhënat zyrtare nga Shoqata e Infermierëve tregojnë se nga Janari deri në muajin Gusht, 2.500 infermierë u larguan nga Shqipëria. Vetëm nga Qendra Spitalore Universtare “Nënë Tereza”, rreth 500 infermierë po ndjekin kurset e gjuhës gjermane.

“Shumë shokë dhe shoqe janë larguar tashmë, por edhe shumë të tjerë po largohen”.

Shoqata e Infermierëve përllogarit se deri në fund të vitit shifra e largimeve të infermierëve të arrijë deri në 5300. Edhe të dhënat e Urdhërit të Mjekut flasin për qindra mjekë të larguar në dy vitet e fundit, shumica prej tyre specialistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco