Fizikanët gjejnë një shteg në parimin e pasigurisë së Haizenbergut pa e thyer atë

Fizikanët gjejnë një shteg në parimin e pasigurisë së Haizenbergut pa e thyer atë

12:40, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fizikanët kanë gjetur një mënyrë të zgjuar për të matur njëkohësisht si pozicionin, ashtu edhe momentin e një grimce pa e thyer parimin e pasigurisë së Haizenbergut. Normalisht, ky parim thotë se nuk mund t'i dish të dyja vlerat e sakta në të njëjtën kohë, sepse matja e njërës e bën tjetrën të pasigurt. Megjithatë, studiuesit në Australi zbuluan një hapësirë duke u përqendruar te observablat modulare, të cilat kapin zhvendosje relative brenda një shkalle fikse në vend të vlerave absolute.

Të udhëhequr nga Christophe Valahu në Universitetin e Sidneit, ekipi mati pozicionin modular dhe momentin modular, duke “hequr qafe” disa të dhëna të panevojshme për të fituar më shumë saktësi te ajo që donin të matnin. Për ta shpjeguar më thjeshtë, është si të përdorësh një vizore, por të të interesojë vetëm sa larg është diçka nga shenja e fundit, pa numëruar të gjithë centimetrat, duke mbajtur shënim vetëm zhvendosjet e vogla.

Kjo qasje është sidomos e dobishme për ndjesinë kuantike, ku rëndësi ka zbulimi i ndryshimeve shumë të vogla të shkaktuara nga forca ose fusha të dobëta. Eksperimenti i tyre përfshinte një jon të vetëm të bllokuar me anë të fushave elektromagnetike. Duke përdorur lazerë, ata e vendosën jonin në një gjendje rrjeti, duke shpërndarë funksionin e tij valor në maja të shpërndara në mënyrë të rregullt. Zhvendosjet e vogla në këtë rrjet korrespondojnë me ndryshime në pozicion dhe moment që mund të maten njëkohësisht.

Edhe pse forca e zbuluar prej tyre, 10 joktonjutonë, nuk është më e vogla e matur ndonjëherë, konfigurimi i tyre është më i thjeshtë dhe më i shkallëzueshëm se eksperimentet e mëdha e të kushtueshme. Ky zbulim hap rrugën për sensorë kuantikë ultra të ndjeshëm që mund të revolucionarizojnë navigimin, imazherinë mjekësore dhe teknologji të tjera, njësoj siç kanë bërë dikur orët atomike. / Live Science - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco