Kur është momenti më i mirë për të ngrënë mëngjes, sipas shkencës

Kur është momenti më i mirë për të ngrënë mëngjes, sipas shkencës

11:26, 05/04/2024
A+ Aa A-

Zyrtarisht, mëngjesi është shpallur si "vakti më i rëndësishëm i ditës", por koha më e mirë se kur duhet konsumuar ende mbetet një mister. Një kërkim i thjeshtë në Google sigurisht që nuk ndihmon për të marrë pëgjigjen e duhur, edhe pse shumica e artikujve theksojnë se ora midis 7 dhe 8 të mëngjesit, apo ajo vetëm një orë pas zgjimit janë të duhurat për të shijuar këtë vakt.

Ka prova se ngrënia e një mëngjesi të ekuilibruar jep dozat e duhura të energjisë, përmirëson metabolizmin, rregullon nivelet e sheqerit në gjak, përmirëson humorin dhe përqëndrimin dhe mbi të gjitha redukton nepset e vogla gjatë ditës mes punës dhe angazhimeve të tjera. Me pak fjalë, mëngjesi është ai karburanti që i duhet trupit për të përballuar nevojat e ditës.

Sipas ish-atletes Rhian Stephenson, e cila është njëherësh edhe nutricioniste, duket se nuk ka një orar fiks për të ngrënë mëngjes.

“Por, një rregull i mirë është të lini të paktën 12 orë mes darkës tuaj dhe mëngjesit të ditës tjetër”, thotë ajo. “Pra, nëse keni mbaruar së ngrëni darkën në orën 19:30, duhet të prisni deri në orën 7:30 para se të hani mëngjes.”

Disa detaje shkencore

Ekziston një argument shkencor për kohën ideale të konsumit të mëngjesit. Ne të gjithë kemi një orë të integruar, e njohur si ritëm circadian, pra një cikël 24-orësh. Ne gjithashtu kemi triliona baktere në traktin tonë të tretjes (mikrobioma e zorrëve), të cilat gjithashtu ndjekin një ritëm cirkadian. Ashtu si qelizat e lëkurës dhe trupit tuaj, ato duhet të rigjenerohen kur ju flini, ndaj është e rëndësishme t'i lini kohë të mjaftueshme mikrobiomës për të pushuar dhe për t’u rigjeneruar.

Rëndësia e asaj çfarë hani në mëngjes

Por, kjo nuk është e gjitha! Ajo që hani është po aq e rëndësishme sa kur e konsumoni këtë si vakt. “Të hani një mëngjes të pasur me proteina dhe fibra është çelësi i një shëndeti të mirë,” thotë Rhian. "Kjo do të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak, energjinë dhe modelet e të ngrënit gjatë gjithë ditës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco