Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pse nuk duhet t'i thoni shpesh 'më fal' partnerit?

Pse nuk duhet t'i thoni shpesh 'më fal' partnerit?

11:11, 15/03/2024
A+ Aa A-

Shprehja “më fal” ka peshë dhe ca e thonë rrallë, ca me vend dhe disa të tjerë, më shpesh se duhet. Ky artikull u dedikohet pikërisht njerëzve që bëjnë pjesë në kategorinë e fundit dhe mund të surprizoheni kur ta merrni vesh se kur jeni duke thënë “më fal” më shpesh se duhet, jeni duke e dëmtuar marrëdhënien tuaj.

Së pari, ç’do të thotë saktësisht të kërkosh falje më shumë se duhet

Teorikisht, ju mund të kërkoni falje për gjërat që bëni dhe që mund të jenë gabim në raport me partnerin tuaj. Kjo është mëse okay. Ndërsa teprimi i shprehjes “më fal” vjen kur kërkoni falje dhe për gjëra që s’janë kaq serioze dhe që jo domosdoshmërisht kanë nevojë për një “më fal”.

Për shembull: “Të kërkoj falje që dreka s’është akoma gati”; “Ndjesë që s’t’i hodha sheqer kafesë”; “Më fal që s’t’i hekurosa rrobat”. E kuptoni si tingëllon?!

Pse nuk duhet ta bëni më?

Zakonisht, kjo interpretohet si një shenjë e vetëbesimi të ulët, apo mungesë force, por edhe si një sjellje pasiv-agresive. Kur e përsërisni gjithjnë e më shumë shprehjen “më fal”, e bëni personin tjetër të mendojë se është agresiv, s’i mbajnë nervat dhe ju kontrollon. Kjo e detyron partnerin të marrë një pozitë më superiore, pasi mësohet me një ritëm të caktuar të shprehjes “më fal”. Kështu, krijohet një marrëdhënie e tillë: Ju – personi që vuan nga çdo veprim dhe partneri – personi agresiv, që bën veprime, të cilat shkaktojnë vuajtjen tuaj.

Kur teprimi me shprehjen “më fal” bëhet një sjellje pasiv-agresive?

Me kalimin e kohës, përsëritja e shprehjes “më fal” edhe kur s’ka ndodhur gjë, bëhet e tepërt dhe e bezdisshme, çka me shumë gjasa mund të sjellë edhe padurimin e partnerit. Duket sikur edhe gjërat më të vogla kërkojnë rëndësi dhe në njëfarë mënyre, fajësoni partnerin që s’i ka vënë re. Jo gjithçka ju lëndon dhe jo gjithçka meriton vëmendje!

E drejton vëmendjen e partnerit gjithë kohës në lidhjen tuaj dhe në misionin për t’ju inkurajuar dhe konfirmuar që s’keni bërë asgjë gabim. Partneri juaj nuk do të kërkojë falje për gabimet që bën, sepse dikush tjetër e bën për të dy (po, me ju e kemi).

Pse kjo sjellje ju dëmton ju dhe personin tjetër?

Të dy partnerët vuajnë nga përsëritja e vazhdueshme e frazës “më fal”. Ai që e praktikon shpesh, sepse duket si një person i pafuqishëm, i ndrojtur dhe në një pikë, bëhet i bezdisshëm. Ky veprim kërkon shumë energji dhe një vështrim të detajuar edhe në gjëra që s’duan aq shumë vëmendje dhe sigurisht, i zbeh edhe vlerën shprehjes “më fal”, duke e bërë shumë pak të rëndësishme për marrëdhënien e krijuar. Nga ana tjetër, edhe personi që mirëpret shprehjen irritohet nga situata, si dhe ndihet në faj sepse e bën partnerin/en të ndihet keq.
 
Këto efekte mund të zvogëlohen nëse të dy partnerët bëhen më të ndërgjegjshëm dhe i japin rëndësinë e duhur kësaj shprehjeje. Mos na keqkuptoni, nuk po ju themi të mos kërkoni falje kurrë, por në situatat kur është e nevojshme!

Me pak fjalë, kuptoni që kërkesa e faljes është si kripa! Masa e duhur i jep shije marrëdhënies suaj dhe nëse hidhni shumë e bëni të hidhur. Kur thoni “më fal” me masën e duhur, respektoni veten dhe partnerin në të njëjtën kohë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco