Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pse 'seksi' dhe 'grindja' i kanë rezistuar kohës? Shkencëtarët: Fjalët 'nxitëse' kanë më shumë gjasa të rezistojnë në gjuhën tonë

Pse 'seksi' dhe 'grindja' i kanë rezistuar kohës? Shkencëtarët: Fjalët 'nxitëse' kanë më shumë gjasa të rezistojnë në gjuhën tonë

16:50, 08/01/2024
A+ Aa A-

Fjalët si "seks" dhe "'grIndje" kanë më shumë gjasa t'i rezistojnë kohës sepse janë eksituese, sipas një studimi të ri.

Hulumtimet kanë zbuluar se fjalët që janë "nxitëse" rezistojnë në gjuhën tonë si një formë e teorisë "mbijeton më i forti", ngjashëm me përzgjedhjen natyrore. Qëllimi i studimit ishte se ekspertët donin të eksploronin pse disa fjalë mbijetojnë në gjuhën tonë moderne, ndërsa të tjerat jo.

Pjesa e parë e studimit përfshinte një eksperiment të ritregimit të historive, ku më shumë se 12,000 njerëzve iu kërkua të ritregonin një koleksion prej mijëra tregimesh të shkurtra, secila mesatarisht 200 fjalë.

Për pjesën e dytë, psikologët analizuan miliona fjalë të gjuhës nga librat, gazetat dhe revistat, gjatë qindra viteve, nga 1800 deri në 2000. Zbulimet, të publikuara në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, zbuluan se fjalët me fuqinë më të fortë të qëndrueshme përfshijnë ato që janë fituar më herët në jetë, dhe fjalët që janë më eksituese duke përfshirë "seksi" dhe "grindja".

Studiuesit thanë se fjalët "nxitëse" prekin ndjenjat e të qenit i emocionuar, me fjalë shumë eksituese që ngjallin ndjenja eksitimi, stimulimi, tërbimi, e nervozimi. Fjalë të tjera që janë "nxitëse" përfshijnë "armë", "gjarpër", "dashnor", "para" dhe "tërmet".

Ata zbuluan gjithashtu se fjalët që lidhen me gjërat që njerëzit mund të shohin ose imagjinojnë, të quajtura fjalë "konkrete, kanë më shumë gjasa të mbijetojnë. Për shembull, "macja" është më konkrete se "kafshë", që është më konkrete se "organizëm".

Studiuesit sugjerojnë se këto gjetje hedhin dritë mbi mënyrën se si truri i njeriut përpunon dhe filtron informacionin - një proces i njohur si "përzgjedhja kognitive". Kjo bëhet thelbësore në botën e sotme, ku forma të ndryshme informacioni konkurrojnë vazhdimisht për vëmendjen tonë, thanë ata.

Thomas Hills, profesor psikologjie në Universitetin e Warwick-ut dhe autor i studimit, tha: "Informacioni është një organizëm kompleks, që vazhdimisht evoluon ndërsa i nënshtrohet përzgjedhjes kognitive brenda mendjes sonë.

"Gjuhët ndryshojnë për shkak të ndikimeve sociale, kulturore dhe kognitive. Mjediset e informacionit evoluojnë për shkak të luftës, sëmundjeve, ndryshimeve të popullsisë dhe novacioneve teknologjike. Megjithatë, mendja mbetet relativisht e qëndrueshme, e aftë për të ushtruar ndikime të qëndrueshme në evolucionin e gjuhës. Kjo përzgjedhje kognitive ndikon në atë që do të rezistojë në një treg informacioni. Studimi ynë zbulon se vetitë si përvetësimi i hershëm, konkretësia dhe nxitja i japin informacionit gjuhësor një avantazh selektiv."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco